Ish-shefi i Rrugores së Tiranës shpallet i pafajshëm, GJKKO: Nuk provohet të ketë kryer korrupsion

Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores së Tiranës shpallet i pafajshëm, GJKKO: Nuk

Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm për korrupsion pasiv Roven Zekën, ish shefi i Rrugores në Tiranë. Sipas GJKKO, nuk provohet që Zeka të ketë kryer veprën penale të korrupsionit pasiv dhe si e tillë atij i është hequr masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë së Shtetit, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku, në kuadër të një hetimi për korrupsion.

GJKKO vendosir për Oficeri Edison Tabaku dënimin me 3 vite burg por me gjykim të shkurtuar, atij i zbret dënimi në 2 vite burg.

Ndërsa Sokol Novaku u dënua me 3 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar ai dënohet me 2 vite burgim. Por gjyqtari vendosi pezullim të dënimit dhe ti konvertohet në shërbim prove.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme të nisur vitin e kaluar, tre zyrtarët dyshoheshin se kishin marrë para nga një grua e përfshirë në një aksident rrugor, në mënyrë që rasti të mos referohej në prokurori dhe të mos niste një hetim penal.

Më herët, Apeli i GJKKO kishte lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Zekën dhe Tabakun, ndërsa për shefin e hetimeve të aksidenteve, Sokol Novaku, masa u zbut në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

Me vendimin e fundit, GJKKO shpall të pafajshëm Zekën, duke i dhënë liri të plotë.

ME TE LEXUARAT