“Irani në gjendje kolapsi, regjimi po shembet”, Trump: Po na kërkojnë të hapim Ngushticën e Hormuzit

Bota

“Irani në gjendje kolapsi, regjimi po shembet”, Trump: Po na

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ndodhet në një gjendje kolapsi dhe se regjimi aktual po shkon drejt shembjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Teherani ka informuar administratën amerikane se kërkon hapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa sipas tij po përpiqet të gjejë një zgjidhje edhe për krizën e brendshme të udhëheqjes.

“Irani sapo na ka informuar se është në një gjendje kolapsi. Ata duan që ne të hapim Ngushticën e Hormuzit”, shkroi Trump, pa dhënë detaje se kush e ka përcjellë mesazhin.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio paralajmëroi se nëse regjimi aktual mbetet në pushtet, Irani mund të synojë të sigurojë armë bërthamore në të ardhmen.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe shqetësimesh për sigurinë e një prej rrugëve më të rëndësishme detare për furnizimin global me naftë.

ME TE LEXUARAT