Ish-zyrtarët e vettingut "i sulen" gjykatës Kushtetuese, KED publikon renditjen e kandidatëve për emërim

Aktualitet

Ish-zyrtarët e vettingut "i sulen" gjykatës Kushtetuese, KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi beri publike diten e sotme, renditjen e kandidateve per gjykaten Kushtetuese te cilet do te emerohen ne vendet e mbetura vakante, vetem nje i tille aktualisht.

Ajo qe bie ne su eshte prania ne kete liste kandidatesh e personazheve te cilet kane qene pjese e adminstrates se KLGJ dhe asaj te vettingut te cilet mesa duket, pasi perfunduan ato detyra, jane "sulur" per te hyre ne gjykaten Kushtetuese. 

Njoftimi:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje:

1) Asim Vokshi 89.5 pikë;
2) Naureda Llagami 89.3 pikë; (ish kryetare KLGJ)
3) Florian Ballhysa 77.83 pikë; (ish komisioner publik i vettingut)
4) Alma Faskaj 77.77 pikë; (ish anetare trupes vetting)
5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë; (ish kryetare e trupes vetting)
6) Alban Toro 74.22 pikë. (ish anetar KLGJ)

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, KED do të miratojë edhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.

ME TE LEXUARAT