Italia ngre alarmin: Mafia shqiptare po barazohet me ‘Ndrangheta'

Aktualitet

Italia ngre alarmin: Mafia shqiptare po barazohet me ‘Ndrangheta'

Raporti i Komisionit të VI Rajonal Antimafia në Liguria ka ngritur alarmin për rritjen e ndikimit të mafies shqiptare në Itali, duke theksuar se grupet kriminale shqiptare po fitojnë rol dhe autonomi gjithnjë e më të madhe në trafikun e drogës dhe infiltrimin në ekonominë e ligjshme.

Dokumenti, i paraqitur në këshillin rajonal të Ligurias dhe cituar nga ANSA, nënvizon se krahas kontrollit të fortë të ‘Ndrangheta-s, po shfaqen zhvillime të reja me praninë e qëndrueshme të krimit të organizuar shqiptar.

Sipas raportit, grupet shqiptare kanë kaluar nga role dytësore në pozicione kyçe logjistike, duke menaxhuar rikuperimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa kanë rritur ndjeshëm edhe autonominë operacionale.

Një shqetësim i veçantë mbetet përdorimi i porteve të Ligurias për trafikun e drogës. Vetëm në vitet 2022-2024 janë sekuestruar sasi të mëdha kokaine në Xhenova, La Spezia dhe Vado Ligure.

Raporti thekson se Liguria përfaqëson 18.2 për qind të totalit të sekuestrimeve në Itali, niveli më i lartë në veri të vendit, duke e kthyer rajonin në një pikë strategjike për aktivitetet e krimit të organizuar.

ME TE LEXUARAT