Pse burrat nuk jetojnë aq gjatë sa gratë? Studimi i ri jep shpjegime

Soft

Pse burrat nuk jetojnë aq gjatë sa gratë? Studimi i ri jep

Shkencëtarët po studiojnë një nga arsyet e mundshme pse burrat, mesatarisht, jetojnë më pak se gratë. Sipas një studimi të ri, një faktor mund të jetë humbja graduale e kromozomit Y në disa qeliza të trupit gjatë plakjes.

Studiuesit shpjegojnë se kjo dukuri është më e shpeshtë pas moshës 60 vjeç dhe mund të lidhet me probleme shëndetësore, sidomos me zemrën.

Rreth 40% e burrave mbi 70 vjeç rezultojnë me humbje të këtij kromozomi në një pjesë të qelizave, gjë që sipas kërkimeve mund të ndikojë në rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme.

Profesori Kenneth Walsh, që ka udhëhequr studimin në Universitetin e Virxhinias, thotë se kjo mund të shpjegojë pjesërisht pse burrat plaken biologjikisht më shpejt se gratë dhe kanë jetëgjatësi më të ulët mesatare.


Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se humbja e kromozomit Y është më e theksuar te duhanpirësit. Në eksperimente me kafshë, kjo gjendje është lidhur me përshpejtim të sëmundjeve të lidhura me moshën dhe probleme të zemrës.

Shkencëtarët po vazhdojnë kërkimet për të kuptuar nëse ndërhyrjet mjekësore mund të ngadalësojnë ose të ndikojnë në efektet e kësaj humbjeje, me qëllim përmirësimin e jetëgjatësisë te meshkujt.

ME TE LEXUARAT