Iu gjetë në banesë pistoletë dhe municione, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Iu gjetë në banesë pistoletë dhe municione, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këtë të hënë një 44-vjeçar, pasi në banesë iu gjet një armë të cilën e mbante pa leje dhe municione.

Në kuadër të operacionit të koduar “Indicia”, në pranga ka rënë shtetasi D. V., 44 vjeç, të cilit në banesën e tij u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale

“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Indicia”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit.

Fshihte në banesë, pistoletë dhe municion, arrestohet 44-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i administrimit të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Indicia”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. V., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Kolë Koçi”, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT