Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët kërkojnë një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut: Po mbaron ushqimi

Aktualitet

Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas ka bllokuar dhjetëra kamionë që transportojnë mallra drejt Shqipërisë, të cilët prej ditësh mbeten të bllokuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës.

Drejtuesit e kamionëve thonë se nuk kanë mundësi të hyjnë në Tiranë, ndërsa rruga alternative përmes Maqedonisë së Veriut kërkon marrëveshje mes dy vendeve, si dhe procedura dhe kosto shtesë. Për këtë arsye, ata presin në kufi, duke u përballur me kushte të vështira.

“U bë kaq kohë që presim, që të dielën jemi këtu. Koha është shumë e ftohtë. Duhet të hapet rruga që të çojmë ngarkesën. Na mbaron ushqimi, sot është vakti i fundit, se na mbaroi buka dhe uji”, thotë një drejtues kamioni.

Ai shton se ka rreth një javë pritje dhe situata është e vështirë për familjet e tyre: “Kam një fëmijë 2 vjeç. Fiks u bënë 4 ditë dhe po na mbaron ushqimi, uji, dhe më pas edhe kafeja e fundit. Rrimë shtrirë brenda në kamion, por edhe nafta po na mbaron, duhet të shkojmë poshtë për të marrë. Të presësh në këto kushte është e vështirë. Shpresojmë të dalim nga Shqipëria sa të hapet rruga.”

Përveç kamionëve të mallrave, bllokimi ka ndikuar edhe në transportin e udhëtarëve. Operatorët e linjave kanë rritur çmimet e biletave /Shqip

ME TE LEXUARAT