“Ndarja” nga Selini sjell përplasje të forta mes Mirit dhe Gimbos: Më thotë p*dofil, e pastaj bën me shenjë, prek...

Miri ka folur ditën e sotme nga dhoma e rrëfimit duke zbuluar përplasjet e ashpra me Gimbon, për të cilin thotë se ky i fundit shumë herë e ka ofenduar.
Në reagimin e tij banori u shpreh se është ndjerë i prekur nga komentet e Gimbos i cili lart e poshtë nëpër shtëpi e cilëson atë si pedofil.
Situata mes tyre ka agravuar më keq pasi Miri tregon se në një moment Gimbo i bëri një gjest të pahijshëm.
Miri për Gimbon: Më ofendon gjithë kohës, më ofendon pafund, nuk i kamë thënë asnjë fjalë. I them thjesht: Je i paedukatë ose i poshtër, kaq. Më tha pedofil, që s’e kuptoj pse unë jam pedofil sipas atij. E pastaj vuri dorën aty ku vendosin dorën meshkujt, se nuk e bëj dot, më vjen zor. Ja kush është Gimbo i vërtetë, ia them Monikës.
Kujtojmë se pas hyrjes së Gimbos në “BBVA5” ,Selin dhe Miri kanë pasur përplasje të forta mes tyre, aq sa tashmë dyshja janë distancuar tërësisht nga njëri-tjetri.
Ndërsa në fillimet e këtij edicioni edhe pse të gjithë banorët dolën kundër marrëdhënies së krijuar mes Selinit dhe Mirit, duke e cilësuar afrimitetin e tyre të pahijshëm, dyshja nuk u largua nga njëri-tjetri. /BBVA5


