Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, banori i zonës: S’kemi rrugëdalje, fëmijët pa shkollë

Aktualitet

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, banori i zonës: S’kemi

Izolimi i aksit Librazhd–Përrenjas pas shembjes masive në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” po prek drejtpërdrejt jetën e banorëve. Një tjetër banor i zonës thotë se familjet janë të bllokuara dhe fëmijët nuk po shkojnë në shkollë.

“S’kemi rrugëdalje. Fëmijët janë në shtëpi. Tani nuk dimë çfarë do bëjmë. Presim. Kemi pasur furnizim për disa ditë. Masat duhet të ishin marrë. Fëmijët janë pa shkollë. Pa rrugë jemi. Shteti duhet të vërë dorë, të na hapë rrugën.”

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, flet banori i 'Arrave të Gurrës' : Ndihemi të rrezikuar, kjo zonë ka qenë gjithmonë problem!

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, banori i zonës: S’kemi

Teksa rrëshqitja në zonën e “Arrave të Gurrës” vijon prej ditësh, një banor i kësaj zonës në Librazhd thotë për mediat se situata është e rrezikshme dhe se një pjesë e fshatit mund të përfshihet nga rrëshqitjet. Nga ana tjetër ai bën thirrje për mos politizimin e situatës. 

“Këtu kemi qenë dembabadem. Ky vendi këtu ka qenë përherë me rrëshqitje por jo të këtyre përmasave. Lëvizja e makinave është shtuar, punimet kanë dhënë efektin e vet, por edhe shirat kanë ndikuar. Në këtë drejtim ku ka ndodhur plasaritja nuk janë marrë inertet. Inertet janë marrë më poshtë.  Puna e inerteve nuk vlen. Ajo pjesë ka qenë gjithmonë e rrëshqitshme. Siç duket punimet sipër krijuan ngarkesën e madhe. Ndihemi të rrezikuar.

Një lagje e tërë është gati në rrëshqitje. Rrezik është ajo. Duhen marrë masat, a ndonjë ndryshim projekti apo ndonjë studim.Energjia është shkëputur gjatë ditës por kemi patur. Është shumë problem.Se çfarë do të bëhet nuk e di. Një pjesë e fshatit është bllokuar. Këtu s’ka pasur rrugë fare, por rrugët u bënë për të rritur mirëqenien. Patjetër që krijohen probleme. Jeta kështu e ka. Nuk mund t'i zvogëlosh, zmadhosh apo t'i politizosh. Këtu duhet të flasin specialistët. Problemi ekziston dhe duhet t’I dilet përpara.” tha ai./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT