Kamioni përplaset me makinën në aksin Shkodër-Bushat, një person humb jetën
Lajmifundit
/
18 Gusht 2025, 12:44
Aktualitet
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Bushat, ku një kamion është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe forcat e policisë, të cilat po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal drejtuesit e mjeteve në këtë zonë, veçanërisht për shkak të kryqëzimeve të ngushta dhe trafikut të lartë.