“Kërkojmë drejtësi”/ Protesta e 30-të, flasin qytetarët: Nuk funksionon e-albania dhe asnjë zyrë! Na iku jeta…

Mbahet sot protesta e 30-të kundër qeveriseë dhe projektit të ndërtimit në Zvërnec.
Në sheshin “Skënderbej” ka filluar edhe grumbullimi i qytetarëve të cilët më pas do të drejtohen drejt godinës së Kryeministrisë.
Në një prononcim për mediat, një qytetar ka folur duke treguar pakënaqësitë e tij ndër vite kundrejt sistemit politik dhe se kërkon drejtësi.
Protestuesi: Kam protestuar edhe në 91. kam protestuar deh në 96 dhe në 2013. Jam i zhgënjyer, Protestojë vetëm për fëmijët e mi. më kanë prishur shtëpinë. Gjithçka kemi parë vetëm, shkatërrim. U bënë 36 vjet nuk po shkojmë as në Azi të paktën.
Kam punuar 40 vjet nuk i di ku i kam vitet e punës. E-albania nuk funksionon. zyrat nuk funksionojnë. E kam me dokumente kam pritur për nënën në spital 8 muaj për operacionin e lenteve.
Kam paguar te privati 1 mln e gjys lek. Ne na iku jeta, të paktën të kthehen fëmijët. Gjithçka vetëm shkatërrim. Nuk përfitoj asgjë, as te shëndetësia as asgjë.


