Kërkon lirimin nga qelia/ Pas rekursit në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta depoziton tjetër kërkesë në GJKKO
Lajmifundit
/
2 Mars 2026, 16:16
Aktualitet

Ish-presidenti Ilir Meta ka depozituar kërkesë tjetër në Gjykatën e Posaçme, ku ka kërkuar zëvëndësim të masës së sigurisë.
Pak ditë më parë Meta depozitoi rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, ku ankimoi vendimin e Apelit të GJKKO-së, i cili e la në qeli.
Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, ku po qëndron që prej tetorit të vitit 2024. Sipas Metës, nuk ekzistojnë kushtet për vijimin e paraburgimit të tij./Shqiptarja


