Këshilli i Mandateve merr sot vendimin për fatin e zv/kryeministres Balluku

Aktualitet

Këshilli i Mandateve merr sot vendimin për fatin e zv/kryeministres

Këtë të hënë, më 23 shkurt në orën 10:00, në Kuvendi i Shqipërisë mblidhet Këshilli i Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra. Prokuroria kërkon arrestimin e saj.

Edhe pse kryeministri Edi Rama kishte deklaruar më herët se nuk kishte urgjencë për shqyrtimin e kërkesës, qëndrimi ndryshoi pas një kërkese nga Bashkimi Europian për trajtim të shpejtë të çështjes së imunitetit.

Heqja e imunitetit do t’i hapte rrugë SPAK-ut të kërkojë masa si arrest me burg, arrest shtëpie apo kontrolle, ndërsa për masa më të lehta nuk nevojitet autorizim parlamentar. Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, që kërkojnë 84 vota, nuk prekin rastin aktual.

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i marrë me ndarjen e votave 4-4, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë për pezullimin e Ballukut nga detyra, duke konfirmuar se është e domosdoshme që ajo të mos ushtrojë detyrën, ndërkohë që vazhdon hetimi.

ME TE LEXUARAT