Sot hapet gara për drejtuesin e ri të SPAK, mandati i Dumanit drejt përfundimit

Aktualitet

Sot hapet gara për drejtuesin e ri të SPAK, mandati i Dumanit drejt

Sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet për të shqyrtuar nisjen e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mbledhja do të zhvillohet me pjesëmarrjen e anëtarëve të KLP-së, përfaqësuesve të Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Drejtësisë, EU4Justice dhe OPDAT.

 

Rendi i ditës përfshin miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme, diskutimin e shpalljes së vendit vakant për kreun e ri të SPAK dhe vlerësimin etik dhe profesional të tre prokurorëve: Françesk Ganaj, Ermira Manelli dhe Hysni Mulaj.

Kujtojmë se mandati i drejtuesit aktual të këtij institucioni, Altin Dumani mbaron më 18 dhjetor 2025.

Ai e mori detyrën e rëndësishme në vitin 2022, me 5 vota pro të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT