Zbardhet konflikti mes kushërinjve në Fier, 37-vjeçari me të birin dhunojnë brutalisht kushëririn

Aktualitet

Zbardhet konflikti mes kushërinjve në Fier, 37-vjeçari me

Një konflikt i çastit i mbrëmjen e së premtes, mes kushërinjve degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta në Cakran të Fierit.

Sipas policise, 37-vjeçari Miri Sulaj bashkë me djalin e tij të mitur, dhunuan me sende të forta 44-vjeçarin Eduard Sulaj, i cili është djali i xhaxhait të 37-vjeçarit.

Policia tha se 44-vjeçari Eduard Sulaj mori lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa u dërgua fillimisht për mjekim në Qendrën Shëndetësore të Cakranit.

Për shkak të gjendjes së rënduar, u dërgua më pas në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhët në kujdesin e mjekëve.

Pas konfliktit, babë e bir u larguan nga vendngjarja, por u kapën dhe u shoqëruan disa orë më pas nga Policia.

Zbardhet konflikti mes kushërinjve në Fier, 37-vjeçari me

Një konflikt i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me plagosje në lagjen Sulaj të Cakranit, disa minuta më parë

Sipas burimeve nga infermierët e qendrës shëndetësore të Cakranit dhe burime policore, të dy të rinjtë janë përfshirë në një përleshje fizike ku janë goditur me sende të forta.

Të plagosurit kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe pas ndihmës së parë të marrë në qendrën shëndetësore të zonës, janë transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Fierit.

 

Njoftimi i policise: 

Fier/Informacion paraprak

Goditën me send të fortë një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir.

Rreth orës 22:30, njoftohemi se në fshatin Cakran, ka pasur një konflikt ku shtetasi M. S., 37 vjeç, së bashku me djalin e tij 17 vjeç, kanë goditur me send të fortë shtetasin E. S., 44 vjeç.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", u bë e mundur kapjen dhe shoqërimi në Komisariat i dy autorëve të dyshuar, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbradhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT