Konfliktohen të rinjtë në Vlorë, parandalohet përshkallëzimi i ngjarjes nga ndërhyrja e policisë

Aktualitet

Konfliktohen të rinjtë në Vlorë, parandalohet

Një konflikt ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës mes disa të rinjve, duke shkaktuar tension në zonë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka ndërhyrë një efektivë i Krimeve të Rënda, i cili me qëllim për të ndalur përshkallëzimin e situatës dhe për të vënë nën kontroll të rinjtë që po konfliktoheshin.

Më pas, në mbështetje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja” si dhe patrullat e Rendit, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale.

Konflikti rrezikoi të agravonte edhe më tej, por ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur stabilizimin e situatës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve që çuan në përplasjen mes të rinjve/Euronews

ME TE LEXUARAT