Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë 62-vjeçari në Petrelë

Aktualitet

Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të fotoksinës në banesë, në fshatin Petrelë.

Edhe pse të ndjerit iu dha ndihma mjekësore, sërish nuk ka arritur dot të mbijetonte.

Njoftimi i plotë:

Më datë 18.02.2026 është dërguar në spital, një shtetas 62 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesë, në fshatin Petrelë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 62-vjeçari ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT