Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefoni në karikim dhe ...

Aktualitet

Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefoni

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ushtruar një kontroll blic në ambientet e brendshme të një institucioni të vuajtjes së dënimit, në bazë të të dhënave operative.

Kontrolli është kryer në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11, kati i parë.

Gjatë kontrollit, në posedim të një të dënuari me iniciale I.SH., është gjetur dhe sekuestruar një telefon celular në gjendje pune, i ndezur dhe në karikim, si edhe një pajisje USB.

Menjëherë pas konstatimit, është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBB), i cili pritet të kryejë veprimet e mëtejshme procedurale për rastin.

ME TE LEXUARAT