Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Lajmifundit
/
9 Mars 2026, 08:11
Aktualitet
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime, në zonën e veriut. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jugut dhe qendër. Në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet, lugina dhe male pritet të arrijë deri 14m/s.
Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë


