Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Lajmifundit
/
3 Korrik 2025, 20:44
Aktualitet
Të shtëna me armë zjarri raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave, një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur në zonën e Shkafanës.
30-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pritet njoftimi i policisë për detajet e plota mbi ngjarjen.