Lëvizte me pistoletë lodër, maskë dhe përforcues grushti, arrestohet 18-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Forca e Posaçme Shqiponja në lagjen “Lef Sallata”.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti të riut një pistoletë lodër të llojit çakmak, një maskë, një përforcues grushti metalik si dhe kartëmonedha në euro dhe dollarë amerikanë të dyshuara si të falsifikuara.
I riu akuzohet për veprat penale “mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “falsifikimi i monedhave”.
Njoftimi i Policisë Vlorë:
Mbante me vete pistoletë lodër, maskë, përforcues grushti dhe kartëmonedha në euro dhe dollarë të dyshuara të falsifikuara, vihet në pranga 18-vjeçari.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive në terren dhe mbi bazën e informacioneve operative, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen në flagrancë në lagjen “Lef Sallata”, të shtetasit Eldi Hekurani, 18 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale:
një pistoletë të llojit çakmak,
një maskë prej materiali sintetik;
një përforcues grushti metalik;
si dhe disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara, në euro dhe dollarë amerikanë, në prerje të ndryshme.
Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Falsifikimi i monedhave”.


