Marshimi në rrugët e Tiranës vijon pa shenja ndalimi! Protestuesit nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Aktualitet

Marshimi në rrugët e Tiranës vijon pa shenja ndalimi!

Nuk ndalet për të 16-tën ditë radhazi valë e protestave masive që ka përfshirë kryeqytetin.

Qytetarët po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit pa shenja ndalimi, duke treguar se qëndresa popullore nuk ka ndërmend të tërhiqet pa arritur qëllimin e saj.

Me thirrjet tashmë që janë kthyer në kryefjalën e kësaj lëvizjeje, “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, protestuesit kanë marshuar në shenjë revolte, duke paralizuar sërish qarkullimin në qendër të qytetit.

Pjesëmarrësit shprehen të vendosur se sheshi do të mbetet i mbushur çdo ditë dhe se nuk do të pranohet asnjë kompromis përveç largimit të kreut të qeverisë.

ME TE LEXUARAT