U vra me thikë pas sherrit në Tiranë, viktima ish-polic i burgjeve
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2026, 16:40
Aktualitet

Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve.
Viktima Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë sherrit në një lokal.
Në rrugën Kongresi i Lushnjës, afër një fast-food Egli Pashollari është goditur me mjet prerës dhe ka humbur jetën kur ka mbërritur në spital.
Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policise:
-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.


