Tiranë/ U vra me thikë në rrugë gjatë sherrit me 2 persona, ky është 31-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

Tiranë/ U vra me thikë në rrugë gjatë sherrit me 2

TIRANË - Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në kryeqytet pasi është goditur me thikë sapo ka dalë nga makina në rrugën "Kongresi i Lushnjes".

Viktima Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz. Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.

Autorët janë identifikuar, me mbiemër Buçpapa, nga Tropoja.

Tiranë/Informacione paraprake

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

ME TE LEXUARAT