Mbledhje maratonë e Gjykatës Kushtetuese, pritet vendimi për padinë e Ramës ndaj SPAK për Ballukun
Lajmifundit
/
6 Shkurt 2026, 20:13
Aktualitet

Prej 8 orësh, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur këtë të premte, me një pushim të shkurtër në mes, por pa dhënë asnjë njoftim për arsyet e këtij takimi.
Burime jo zyrtare shprehen se diskutimi maratonë në këtë mbledhje, është në lidhje me padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për çështjen e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.
Po ashtu jo zyrtarisht, mësohet se mbrëmjen e sotme, gjasat janë që 8 gjyqtarët e Kushtetueses, të dalin me një vendimmarrje lidhur me Belinda Ballukun.