“Mos u merrni me pamjen e Metës”, Kryemadhi sulmon opozitën: Deputetët më të pasur i gjeni aty

Aktualitet

“Mos u merrni me pamjen e Metës”, Kryemadhi sulmon

Monika Kryemadhi ka reaguar pas seancës së parë gjyqësore në themel ndaj saj, Ilir Metës dhe të akuzuarve të tjerë, duke e cilësuar procesin të padrejtë dhe gjykatën si “shërbëtore të SPAK”. Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ajo deklaroi se seanca u shty për arsye procedurale dhe se po cenohen afatet ligjore të paraburgimit për Metën.

Kryemadhi tha se dosja ka probleme të shumta dhe se provat që mund t’i shfajësojnë nuk janë përfshirë në fashikujt hetimorë. Ajo shtoi se nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën jashtë sallës së gjyqit, ndërsa për pamjen e tij komentoi se duket si “i burgosur politik”.

Ish-deputetja ironizoi edhe disa nga akuzat e ngritura ndaj saj, duke i quajtur “absurditete qesharake”, ndërsa kritikoi edhe opozitën për mungesë reagimi ndaj procesit, duke thënë se deputetët e saj janë sot “më të pasurit”.

"Dy gjëra ka procesi i sotëm, nuk është se mungonte mamaja ime dhe avokati, por ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe të ndarë nga çështja. Gjykatësja kishte kapur që në deklaratën noteriale nuk ishte çështja e gjykimit të shkurtuar. Ishte një sebep për të pezulluar afatet Metës dhe për ta shtyrë pasi edhe prokuroria nuk ishte e gatshme. Nuk i njihen afatet e pezullimit dhe të burgimit.

Nëse mungon avokati i zotit Meta po, por nëse mungon i pandehur tjetër s’ka punë. Këtu problemi qëndron te mënyra që nuk kemi proces gjyqësor që kërkojmë drejtësi por ne kemi as gjyq publik, ka probleme e gjithë dosja. Ka procedura që zvarrisin dhe e bëjnë shumë të vështirë të marrësh edhe provat që mendojnë se të bëjnë pis, ndërsa ato që të shfajësojnë nuk i kanë as në fashikuj”, tha Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT