Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Llogara, ARRSH: Nesër shpërthim i kontrolluar për hapjen e trasesë

Aktualitet

Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Llogara, ARRSH: Nesër

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se paraditen e së premtes do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi për hapjen e trasesë së një prej rrugëve lidhëse me Llogaranë.

Përmes një njoftimi ARRSH bën me dije se punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi, pa penguar trafikun.

“Në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç është njoftuar edhe më parë, ditën e nesërme, rreth orës 11:00–11:30, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.

Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

ME TE LEXUARAT