Veteranët e UÇK-së falenderojnë Edi Ramën për fjalën në Bordin e Paqes

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për fjalën e tij gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes në Uashington, ku ai ngriti edhe çështjen e ish-udhëheqësve të luftës çlirimtare që po gjykohen në Hagë.
“Faleminderit, Kryeministër z. Edi Rama,” shkruhet në postimin e veteranëve, krahas videos ku flet kreu i qeverisë shqiptare.
“Një prokuror tjetër, zoti President, kërkoi më herët gjatë javës një dënim prej 45 vjetësh burg për ish-presidentin e Kosovës, gjë që do të ishte e papranueshme për një gjykatë që ka dështuar në standardet e saj demokratike”, tha Rama në Bordin e Paqes.
Për hir të Zotit, zoti President, le të bëjmë diçka para se gjërat e këqija të ndodhin.


