Në burg prej 2 vjetësh, lirohet ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur lirimin nga qelia të ish-kryeprokurorit të Vlorë, Aurel Zarka, i cili mbahej në burg që prej qershorit të vitit 2024.
Vendimi u mor nga gjyqtari Florjan Kalaja, pasi dëgjoi palët në seancë dhe pranoi kërkesën për lirimin e tij.
Sipas vendimit, Aurel Zarka përfundoi shlyerjen e dënimit të dhënë ndaj tij.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorë ishte dënuar me 4 vite burg për akuzat e korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në dosjen e njohur si Toyota Aris.
Dënimi iu ul në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Hetimet për çështjen “Toyota Aris” nisën pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove cash në Portin e Durrësit në qershor të vitit 2018, të fshehura në automjete të përdorura të importuara nga Belgjika.


