“Po më ngacmonte seksualisht, unë mbrojta veten”/ 16-vjeçari vret fqinjin e tij në Palermo, vetëdorëzohet në polici

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Palermo, ku një 16-vjeçar dyshohet se ka vrarë fqinjin e tij 51-vjeçar dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
Sipas raportimeve paraprake, krimi ka ndodhur në banesën e viktimës, ku i mituri dyshohet se e ka goditur 51-vjeçarin në kokë me një objekt të fortë, duke i shkaktuar vdekjen.
Pas ngjarjes, adoleshenti është paraqitur në një komisariat policie rreth mesnatës dhe ka pranuar autorësinë e krimit.
“Ai po më ngacmonte, unë u mbrojta”, mësohet të ketë deklaruar i riu para autoriteteve.
Sipas dëshmisë së tij, 51-vjeçari kishte pasur sjellje të përsëritura ngacmuese me natyrë seksuale ndaj tij dhe përplasja ka ndodhur gjatë një konflikti mes tyre.
I riu pretendon se sulmi ka ndodhur gjatë një përplasjeje, ku ai ka vepruar në vetëmbrojtje.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar saktësisht motivin dhe rrethanat e incidentit


