Dita e Europës/ Rama: Mbyllja e negociatave mund të zgjasë deri në 2028 por ...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, edhe pse viti 2027 është vendosur si objektiv i përbashkët për përmbylljen e negociatave me Bashkimin Europian, procesi mund të zgjasë deri në mesin e vitit 2028.
Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin hapës të Javës së Europës, në kuadër të Ditë s së Europës, kreu i qeverisë theksoi se viti 2030 mbetet objektivi madhor për përfundimin e procesit të integrimit.
“2027 është një objektiv i vendosur bashkërisht. Mund të ketë edhe një zgjatje të mbylljes së negociatave deri nga mesi i vitit 2028. Jemi pak a shumë në të njëjtën gjatësi. 2030 është vendosur si një objektiv madhor. Pas negociatave ka ratifikime”, tha Edi Rama.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria është e interesuar për uljen e numrit të deputetëve në parlament dhe shprehu shpresën për arritjen e një konsensusi politik.


