“Në Parlament, Gjykata Kushtetuese shumëzohet me 0”, Berisha: Prej tetë muajsh janë bllokuar ...

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, kritikoi fort funksionimin e Kuvendit, duke theksuar se prej tetë muajsh janë bllokuar ngritjet e Komisioneve Hetimore parlamentare.
Ai u shpreh se qytetarët po përballen me një parlament “të pushtuar”, ku opozita dhe institucionet kushtetuese shumëzohen “me zero”. Berisha theksoi se përfaqësuesit e opozitës përjashtohen nga çdo informacion dhe dokumentacion, duke vështirësuar ushtrimin e detyrave të tyre.
“Kjo është realiteti. Në parlament, prej 8 muajsh ndalohet ngritja e komisioneve hetimore. Qytetarët presin që ne të ushtrojmë funksionin themelor të transparencës dhe kërkesës për llogari, por kjo është e pamundur,” deklaroi Berisha, duke akuzuar qeverinë se nuk lejon hetime për dosjet e inceneratorëve.
Ai përmendi gjithashtu Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar të politizuar dhe nën kontroll të Edi Ramës, ndërsa akuzoi zyrtarë të lartë për shkelje ligjore dhe korrupsion.
Berisha kritikoi edhe mediat, të cilat sipas tij shmangin trajtimin e problemeve reale që prekin qytetarët, duke i zëvendësuar me “temë të tjera” që fshehin të vërtetën.
Ai përfundoi duke theksuar se opozita është e vetmja që përpiqet të mbajë përgjegjësinë dhe transparencën ndaj qytetarëve.


