Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në Korçë, ‘arrest në shtëpi’ për mjekun Nikolla Nunka

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në Korçë, ‘arrest

Gjykata e Korçës ka vendosur këtë të enjte arrest në shtëpi për mjekun N. N, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje brenda ambienteve të shërbimit spitalor.

Duket se vepra penale për të cilën akuzohet 72-vjeçari, si dhe mosha e tij, e kanë “detyruar” Gjykatën e Korçës të vendosë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Nunka.

Burime të siguruara brenda seancës së masës së sigurisë bëjnë me dije se babai i 21-vjeçares e ka akuzuar mjekun edhe për mitmarrje, pasi sipas tij, mjeku i ka kërkuar 1000 euro për operacionin.

Gjykata nuk e ka marrë parasysh kërkesën për një masë tjetër sigurie lidhur me akuzat e ngritura nga babai, por kjo nuk do të thotë se Prokuroria nuk do të vijojë hetimet për të siguruar prova të tjera për akuzën e ngritur ndaj mjekut 72-vjeçar.

Të njëjtat burime thanë se mjeku nuk e ka pranuar akuzën e ngacmimit seksual ndaj 21-vjeçares. Ai ka thënë se;

“Nuk ka patur në asnjë moment prekje të tepruara nga ana ime. Unë kam bërë vetëm detyrën që më kërkon profesioni. Nuk e di përse më akuzojnë për këtë gjë, nuk kanë asnjë provë ndaj meje. E përsëris, nuk e kam ngacmuar seksualisht 21 vjeçaren”.

Ndërkohë, kujtojmë se një ditë më parë kirurgu u paraqit në ambientet e Spitalit Rajonal të Korçës pasi shfaqi shqetësime shëndetësore. Sipas informacioneve, mjeku ka pasur më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit, ku është dërguar në urgjencë për kontroll.

Ndërkohë, sipas avokates së 21-vjeçares kirurgu ka pasur edhe raste të tjera të ngacmimit seksual, ku sipas saj ka kryer ndaj vajzave të tjera.

ME TE LEXUARAT