Nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie.
I pari i kryeqytetit ka kërkuar që të lërë qelitë e burgut dhe të kthehet në shtëpi duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë kësaj seance të pranishëm janë vetëm avokatët e kryebashkiakut, ndërkohë që ky i fundit nuk është paraqitur.
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.