Noka dhe Boçi përplasen me policinë! Thyhet kordoni i sigurisë pranë Piramidës dhe hidhen molotovë drejt AKSHI-t

Aktualitet

Noka dhe Boçi përplasen me policinë! Thyhet kordoni i

Protestuesit e opozitës i janë drejtuar Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit si stacioni i radhës, për hedhjen e bombave molotv.

Megjithatë, ata janë përplasur me policinë, që ka tentuar t’i ndalojë dhe shpërndajë. Protestuesit drejtohet nga deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi, të cilët mes përplasjeve arritën të thyenin kordonin e Policisë.

Gent Strazimiri ndërkohë i ka kërkuar punonjësve të Policisë së Shtetit të identifikohen.

Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa nuk është ndjerë mirë kryedemokrati Sali Berisha,  është larguar drejt banesës së tij. Vihet re se protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës./Shqip

ME TE LEXUARAT