Eurogol me Austin, por VAR “i prish” festën Myrto Uzunit

Sport

Eurogol me Austin, por VAR “i prish” festën Myrto Uzunit

Austin FC barazoi pa gola ndaj Los Angeles, në kampionatin amerikan.

Në minutën e 62-të, Myrto Uzuni shënoi një eurogol për Austin, por festa nuk zgjati shumë, pasi goli u anulua me VAR për shkak të një faulli në sulm të shkaktuar para goditjes së sulmuesit kuqezi.

Futbollisti luajti minutat e plota ndërsa pas sfidës, paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.8. 30-vjeçari, në sezonin e dytë me amerikanët, numëron 5 gola.

Kujtojmë që Uzuni është pjesë e Shqiprisë për ndeshjen e Play Off të Botërorit ndaj Polonisë./ORA

 

ME TE LEXUARAT