Nuk deklaruan paratë në kufi, sekuestrohen gati 26 mijë euro në Kakavijë, procedohen dy persona

Aktualitet

Nuk deklaruan paratë në kufi, sekuestrohen gati 26 mijë euro

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavijë kanë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në dalje të Shqipërisë, duke sekuestruar në total 25 950 euro.

Gjatë kontrollit në vijë të dytë, shtetasit F. V., 60 vjeç, banues në Berat, iu gjetën 10 950 euro të padeklaruara, ndërsa M. J., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, iu gjetën 15 000 euro në çantë, gjithashtu të padeklaruara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

ME TE LEXUARAT