AKU bllokon disa kilogramë çokokremi Nudossi në Shqipëri, konstatohet me salmonelë

Aktualitet

AKU bllokon disa kilogramë çokokremi Nudossi në Shqipëri,

Një tjetër rast shqetësues për sigurinë ushqimore është sinjalizuar nga sistemi europian RASFF në lidhje me kremin e lajthisë me kakao që rezulton i kontaminuar me Salmonela spp, i importuar nga Gjermania. Sipas alarmit të lëshuar nga sistemi RASFF, ky produkt përbën rrezik serioz për shëndetin e njeriut.

Konkretisht bëhet fjalë për produktin Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g), i importuar në Shqipëri nga kompania “Lengo Group”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet përkatëse në subjektin importues “Lengo Group”, ku është konstatuar sasia e importuar e këtij produkti, në total 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij.

Nga verifikimet e kryera rezulton se sasia e shitur te konsumatori fundor është 8.7 kg, për të cilën subjekti ka kryer njoftim në ambientin tregtues.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.

ME TE LEXUARAT