Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës "befason" me vendimin, Edi Ramën dhe Sali Berishën

Aktualitet

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka rrëzuar padinë për shpifje të ngritur nga kryeministri Edi Rama ndaj kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha.

Padia lidhej me një deklaratë të bërë nga Berisha në vitin 2018 gjatë emisionit Open në Top Channel, ku ai pretendonte se Rama kishte lidhje me familjen Avdylaj dhe se ekzistonte një video ku kryeministri shfaqej duke konsumuar lëndë narkotike.

Në kërkesën e paraqitur në gjykatë, pala mbrojtëse e Ramës argumentonte se deklaratat e Berishës përhapnin informacion të rremë dhe denigrues, duke krijuar sipas tyre një fabul të pavërtetë se kryeministri kishte lidhje me krimin e organizuar dhe përdorte drogë. Për këtë arsye kërkohej një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh të rinj si dhe përgënjeshtrimi i deklaratave.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Berishës kishte paraqitur edhe një kundërpadi ndaj Ramës, lidhur me një reagim të këtij të fundit në rrjetet sociale disa muaj pas deklaratave, ku në përgjigje të një komentuesi kishte përdorur epitete ndaj ish-kryeministrit.

Megjithatë, gjykata vendosi të rrëzojë si padinë e ngritur nga Edi Rama, ashtu edhe kundërpadinë e paraqitur nga Sali Berisha./TCH

ME TE LEXUARAT