Panelet fotovolatike, ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, efektivët pengojnë hyrjen e banorëve në sallë

Në Bulqizë, mbledhja e Këshillit Bashkiak është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara nga prania e banorëve të Gjoricës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e paneleve fotovoltaike në zonën e tyre.
Sipas tyre, ky projekt cenon drejtpërdrejt kullotat që ata përdorin prej vitesh për blegtorinë, duke rrezikuar jetesën e tyre.
Banorët pretendojnë gjithashtu se procesi i miratimit të projektit është shoqëruar me parregullsi, pasi firmat në mbështetje të paneleve, sipas tyre, janë mbledhur edhe nga persona që nuk jetojnë në Gjoricë. Kjo ka rritur edhe më shumë pakënaqësinë dhe mosbesimin ndaj vendimmarrjes së autoriteteve lokale.
Situata është tensionuar më tej nga prania e forcave të shumta të policisë, të cilat kanë penguar hyrjen e banorëve në sallën e mbledhjes. Ndërkohë, edhe këshilltarët e djathtë nuk janë lejuar të futen, pasi dera e sallës ka qenë e mbyllur. Atyre u është komunikuar se mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër, edhe pse orari i parashikuar për zhvillimin e saj ende nuk kishte ardhur.
Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe funksionimin normal të institucioneve vendore, ndërsa banorët kërkojnë dëgjimin e zërit të tyre dhe rishikimin e projektit


