Vrasja e çiftit Mujeci, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit: Njëri nga autorët e dyshuar ishte në përgjim, në momentin e krimit…

Aktualitet

Vrasja e çiftit Mujeci, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit:

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ka deklaruar se një nga personat e dyshuar për vrasjen e çiftit Gentjana dhe Kreshnik Mujeci në Lezhë ka qenë më herët nën përgjim dhe në gjurmim policor, në lidhje me një çështje tjetër penale.

Sipas tij, personi në fjalë ishte monitoruar nga agjentët e policisë si pjesë e një hetimi parandalues, pasi dyshohej se mund të përfshihej në një ngjarje të rëndë kriminale.

Megjithatë, Prençi ngriti pikëpyetje mbi faktin se në momentin e ekzekutimit të krimit, ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë mbetur jashtë ndjekjes së organeve ligjzbatuese.

Ai tha se viktimat janë vëzhguar dhe ndjekur para ngjarjes, ndërsa sipas tij, ka pasur dyshime se autorët kanë mundur të shmangin kontrollin policor në momentin kritik të krimit.

Prençi theksoi se këto rrethana ngrenë pyetje serioze për mënyrën se si është menaxhuar operacioni dhe ndjekja e të dyshuarve nga strukturat përkatëse.

ME TE LEXUARAT