Lufta drejt fundit? Aeroplanmbajtësja amerikane ‘Gerald Ford’ nis rikthimin drejt SHBA-së

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald Ford pritet të largohet së shpejti nga Lindja e Mesme dhe të niset drejt Shteteve të Bashkuara, raportojnë mediat ndërkombëtare duke cituar burime nga Pentagoni.
Sipas raportimeve, USS Gerald Ford ka qenë pjesë e pranisë ushtarake amerikane në rajon për disa muaj, në kuadër të patrullimeve dhe operacioneve të ndryshme.
Ajo është vendosur së bashku me aeroplanmbajtëset USS George H.W. Bush dhe USS Abraham Lincoln, si pjesë e forcave detare amerikane në Lindjen e Mesme.
Autoritetet nuk kanë dhënë një datë të saktë për kthimin e saj në portin e SHBA-së, ndërsa tërheqja e saj vjen pas një periudhe të gjatë dislokimi strategjik në rajon.


