Mesdita e sotme afati i fundit për garën në PD, ja kush janë dy kandidatët për kryedemokrat

Partia Demokratike mbyll sot në orën 12:00 afatin për dorëzimin e kandidaturave për garën për drejtimin e partisë, zgjedhje që pritet të zhvillohen më 23 maj.
Deri në këtë moment, në procesin e brendshëm zgjedhor janë pranuar dy kandidatura për postin e kryetarit të partisë. Bëhet fjalë për kandidaturën e Sali Berisha dhe të Mereme Selës.
Ndërkohë, dokumentacioni i paraqitur nga të autorizuarit e Alesia Balliu dhe Evi Kokalari nuk është pranuar nga strukturat përkatëse të procesit zgjedhor.
Sipas udhëzimeve të përcaktuara për garën e brendshme, kandidatët duhet të paraqiten personalisht për të dorëzuar dosjen e kandidimit, si pjesë e procedurave zyrtare.


