Protesta në Zvërnec, qytetarët tubim në Tiranë, mblidhen përballë Ministrisë së Brendshme

Aktualitet

Protesta në Zvërnec, qytetarët tubim në Tiranë,

Pamjet nga protesta e dhunshme në Zvërnec kanë ngjallur reagime edhe në Tiranë.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh është mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme për të protestuar për dhunën në Zvërnec të rojeve private të maskuara kundrejt qytetarëve dhe policisë.

Në Zvërnec, një protestues u godit dhe u tërhoq zvarrë nga policia private me maska, duke ngjallur reagime të forta. Gjithashtu, policia private e “Major Security” ka përdorur edhe spray me piper.

Lajm në përditësim...

ME TE LEXUARAT