Pas Korçës, kryeministri Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

Aktualitet

Pas Korçës, kryeministri Rama mbërrin me helikopter në

Këto janë pamjet kur kryeministri Rama, pasi vizitoi Korçën, së bashku me investitorët e huaj, ka mbërritur po me helikopter në qytetin e Vlorës. Rama mbërriti në Vlorë me helikopter ushtarak, ndërsa investitorët me një helikopter privat. Helikopterët u ulën në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, ku e priti eskorta për të nisur më pas vizitën në Vlorë.

Rama mbërriti te godina e Sheshit të Flamurit, i shoqëruar nga ministrja Kumbaro. Mësohet se ai do të ndalet në projektin e qendrës multifunksionale që po ndërtohet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku do të ketë një takim me investitorët. Pas vizitës në zonën historike, ku pa edhe godinën e hebrenjve dhe rrugën e tyre, Rama u nis në drejtim të Orikumit.

Rama sqaroi këtë të hënë se udhëtimi me helikopter drejt Korçës dhe Vlorës nuk ka lidhje me bllokimin e aksit Librazhd–Prrenjas, por ishte planifikuar më parë. Sipas tij, qëllimi i fluturimit është të shoqërojë investitorët e huaj.

Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë bashkë më investitorët Me helikopterin e forcave të armatosura, i shoqëruar nga një tjetër helikopter që vinte pas, Kryeministri i vendit Edi Rama sapo ka mbërritur në Vlorë. Rama është ulur me helikopter në zonën e ish-fushës së aviacionit ku e ka pritur eskorta për të nisur më pas vizitën në Vlorë. Mësohet se do të ndalet në projektin e qendrës multifunksionale që po ndërtohet në sheshin e flamurit në Vlorë ku do të ketë një takim me disa investitorë.“Po me helikopter nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, dhe për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare! Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili, me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune të mirë”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT