Prej tre ditësh në “bllokadë”, devijimi i qarkullimit boshatis aksin Pogradec–Qafë Thanë
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2026, 18:07
Aktualitet

Në një kohë kur lëvizja e mjeteve është devijuar drejt rrugës alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh,aksi Pogradec–Qafë Thanë paraqitet thuajse i boshatisur.
Ky aks i rëndësishëm që zakonisht përballon një fluks të lartë qarkullimi si lidhje kryesore mes juglindjes dhe Tiranës prej tre ditësh ka njohur një rënie të ndjeshme të fluksit të automjeteve.
Bllokimi i rrugës ka detyruar drejtuesit të ndryshojnë itinerar, ndërsa qarkullimi pritet të vijojë të mbetet i ndërprerë për shkak të situatës së rënduar në zonën Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd–Pogradec./Ballkan


