Plagosi me thikë adoleshentin, arrestohet 19-vjeçari në Korçë, policia del me njoftimin zyrtar

Policia e Korçës ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me plagosjen e mbrëmjes së djeshme në fshatin Bulgarec të Korçës.
Autori i kësaj ngjarje, A. M. 19 vjeç është arrestuar në flagrancë.
Sa i përket të plagosurit, policia bën me dije se 16-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës m të cilin ndodhi plagosja dhe celulari i autorit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit”, njofton policia.


