Zjarri te “Arlis” në Tiranë, Ristani: Nëse kompania falimenton para rindërtimit, ndërhyn Bashkia

Politikë

Zjarri te “Arlis” në Tiranë, Ristani: Nëse kompania

Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se ka një plan rezervë në rast se kompania e ndërtimit “Arlis” falimenton, përpara përfundimit të punimeve për rindërtimin e pallatit në rrugën e Dibrës, i cili u përfshi nga flakët pak ditë më parë.

E pyetur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, tha se në një skenar të tillë Bashkia parashikon kompensim për banorët, duke mbuluar deri në 50% të dëmeve strukturore dhe 100% të dëmeve të brendshme të banesave.

Sipas saj, kjo është një politikë e brendshme e institucionit për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve në raste të tilla.

“Ne kompensojmë 50% të dëmeve strukturore dhe 100% të pjesës së brendshme të banesës, pajisjeve e të tjera”, u shpreh Ristani.

Ndërkohë, këshilli bashkiak miratoi gjithashtu një ndihmë financiare prej 40 mijë lekësh në muaj për familjet e prekura, e cila do të monitorohet çdo muaj dhe do të ndërpritet sapo banorët të rikthehen në banesat e rindërtuara.

ME TE LEXUARAT