Plas sherri mes të rinjve në një lavazh në Fier! Një person i plagosur me thikë, autori...

Aktualitet

Plas sherri mes të rinjve në një lavazh në Fier! Një

Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar në dhunë në ambientet e një lavazhi në qytetin e Fierit, duke lënë një person të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja verbale mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës, ku si pasojë është dëmtuar njëri prej të rinjve.M

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

ME TE LEXUARAT