Protesta e 30-të, Arben Kola: Kemi pjesëmarrës katër eurodeputetë, do vijnë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë!

Aktualitet

Protesta e 30-të, Arben Kola: Kemi pjesëmarrës katër

Protesta e 30-të kundër qeverisë vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët dhe organizatorët kanë përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Gjatë tubimit, aktivisti Arben Kola u shpreh se në protestën e sotme do të marrin pjesë edhe katër eurodeputetë nga vende të ndryshme të Europës.

“Edhe për fjalimet kërkojmë mirëkuptimin tuaj, pasi do të kemi edhe katër eurodeputetë që janë shtuar. Ata vijnë nga Holanda, Gjermania dhe Italia. Në të ardhmen do të kemi edhe senatorë dhe kongresmenë amerikanë”, tha Kola.

Ai shtoi se çdo mbështetje që, sipas tij, kontribuon në largimin e kryeministrit dhe të qeverisë është e mirëpritur.

“Sot, edhe për fjalimet kërkojmë mirëkuptimin tuaj, pasi do të kemi edhe katër eurodeputetë që janë shtuar. Ata vijnë nga Holanda, Gjermania dhe Italia. Në të ardhmen do të kemi edhe senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Kështu që kushdo që kontribuon për largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së ‘narkoshtetit’ është i mirëpritur. Dorëheqje!”, tha ai.

ME TE LEXUARAT